Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, do të japë dorëheqjen me dëshirën e tij nëse fiton Kupën e Italisë muajin e ardhshëm.
Nëse gjërat shkojnë ndryshe, kuqezinjtë do ta shkarkojnë direkt trajnerin e tyre portugez, fati i të cilit është i qartëm, transmeton GazetaBlic Sport.
“Calciomercato” është media e fundit italiane që pretendon se gjiganti milanez do të ketë një trajner tjetër në sezonin 2025/26.
Mediat italiane shtojnë një detaj interesant në lidhje me largimin e trajnerit. Burimi shkruan se portugezi do të largohet nga Milani me vetëdëshirë nëse e fiton me kuqezinjtë Kupën e Italisë më 14 maj. Finalja është midis Milanit dhe Bolognas.
Conceicao nënshkroi një kontratë deri në vitin 2026, duke zëvendësuar bashkëkombësin e tij Paulo Fonseca në dhjetor, por Rossonerët mund ta ndërpresin marrëveshjen në fund të sezonit.
Performanca në kampionat është jashtëzakonisht e pakënaqshme për “Djallin”, duke zënë vendin e nëntë në tabelë. Milani u eliminua gjithashtu herët në Ligën e Kampionëve nga Feyenoord.
/GazetaBlic Sport/


