Sporti

Barça kthehet në stërvitje për gjysmëfinalen e Champions League kundër Interit – Lewandowski dhe Balde mungojnë

04/28/2025 18:20
nga:Lorik J

Pas një dite pushimi, Barcelona është rikthyer në stërvitje përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit në shtëpi.

Sipas Mundo Deportivo, të vetmit dy lojtarë që munguan janë Robert Lewandowski dhe Alejandro Balde, të cilët janë jashtë për shkak të problemeve muskulore.

Barcelona pati fat që shmangu çdo dëmtim në finalen e Kupës së Mbretit, pavarësisht ndërhyrjeve të ashpra nga lojtarët e Real Madridit.

Marc Casado dhe Marc Bernal janë dy shqetësimet e tjera për lëndime te Barca. Casado mund të kthehet në stërvitje para ndeshjes së kthimit, por Bernal është jashtë për këtë sezon.

/GazetaBlic Sport