Lajme

Krasniqi: Duan ta bëjnë me zor kryeparlamentare – nuk kalon Albulena Haxhiu

04/27/2025 10:39
nga:G B

Kreu i PDK-së, njëherësh deputet i Kuvendit, ka thënë se është e turpshme që të mbahet Kuvendi i bllokuar, një muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.

Ai pas dështimit të seancës konstituive tha se Albulena Haxhiu nuk kalon dhe se VV po do me ‘zor’ ta bëjë atë kryeparlamentare.

Krasniqi shtoi se e kanë theksuar që nga dita e parë që nuk e votojnë atë për kryetare të Kuvendit dhe se VV mund të propozojë emra të tjerë./Gazeta Blic/