Lajme

Nuk kalon as këtë herë – Albulena Haxhiu dështon të zgjedhet kryetare e Kuvendit

04/27/2025 10:31
nga:G B

Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar sërish për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka dështuar 4 herë të tjera që të zgjedhet kryekuvendare, me gjithsej 57 vota për.

Kjo është hera e pestë që ajo u propozua dhe nuk i mori votat./

Për të votuan sërish 57 deputetë për, 41 kundër dhe tri abstenime./Gazeta Blic/