Lajme

Kurti asnjë fjalë para seancës konstituive

04/27/2025 10:22
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Albin Kurti, nuk e tha asnjë fjalë para seancës konstituive.

Ndryshe, sot është tentativa e shtatë për ta
zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

Minsitri në detyrë i Financave Hekuran Murati para fillimit të vazhdimit të seancës tha se sot “duhej të ishte ditë pushimi”.

“Jemi të interesuar, përtej votës për nuk kemi cfarë të bëjmë”, tha ai.

Murati tha se shpreson që të ketë ndryshim qëndrimesh nga partitë tjera.

“S’kanë qenë të interesuar për konsensus”, tha ai.

Kur u pyet se a do të ndërrohet kandidatja, Murati tha “kandidatja jonë është Albulena Haxhiu, gruaja më e votuar”.