Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mori pjesë në shënimin e Ditës së Mbretit, me ftesë të ambasadorës së Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ku Haradinaj ndau edhe fotografi, ai thotë: “Holanda si shtet mik, gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”.
Më poshtë postimi i plotë:
Holanda si shtet mik, gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.


