Spektakli basketbollistik vazhdon edhe mbrëmjen e sotme.
Peja dhe Bashkimi përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 19:00, me të dy skuadrat që kërkojnë fitoren e madhe.
Peja synon të barazojë serinë në 1 me 1, kurse Bashkimi të krijojë avantazh prej 2 me 0.
Në 5 ndeshjet e këtij edicioni në Superligë, skuadra nga Prizreni ka 4 fitore, kurse pejanët kanë vetëm një fitore.

/GazetaBlic Sport/


