Sporti

Inter – Milan, bilanci mes dy skuadrave në 5 përballjet e fundit

04/23/2025 17:11
nga:Mergim Rreci

Inter dhe Milan përballen sonte në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 1 me 1, kurse sonte zhvillohet ndeshja kthyese, shkruan GazetaBlic Sport.

Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë gjithçka, në ndeshjen që do të prodhojë një skuadër finaliste.

Bazuar tek bilanci i dy skuadrave në 5 ndeshjet e fundit direkte, ‘Rossonerët’ kanë 2 fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar me barazim, kurse një ndeshje i ka takuar ‘Neruazzurëve’.

/GazetaBlic Sport/