Lajme

Gjakovë: Suspendohen dy policë, një tjetër dërgohet në mbajtje për 48 orë për “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”

04/23/2025 15:02
nga:Sh R

Një zyrtar policor në Gjakovë është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale ““ndihma gjatë kryerjes së veprës penale”.

Gjithashtu, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e dy zyrtarëve tjerë policor, për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”, gjë për të cilën po hetohet në procedurë të rregullt.

Komunikata:

Duke ju referuar kontrollit të realizuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë dhe me autorizim të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për vepren penale “ndihma gjatë kryerjes së veprës penale”. Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë dy zyrtarë policorë hetohen në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”

Si pjesë e procedurave administrative IPK ka rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve (tre zyrtarëve policorë) të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.