Lajme

Albulena Haxhiu sërish dështon të zgjidhet kryetare të Kuvendit

04/23/2025 10:35
nga:Y I

Kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur që të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Nga tentimi i kësaj radhe, Haxhiu mori 57 vota pro, 46 kundër dhe 3 abstenime.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pasi dështoi të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

Ai tha se seanca do të vazhdojë sërish më 25 prill në ora 10:00.

“Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpitet për të premtën 25 prill në ora 10:00”, tha Dehari.