Sot pritet të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Në lidhje me këtë çështje dhe si e parasheh rregullorja të vazhdohet tutje, ka folur për “Gazeta Blic”, hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj.
Jakaj tha se sipas rregullores së Kuvendit nuk mund të ketë pauzë më të madhe se sa 48 orë për vazhdimin nga seanca paraprake në mënyrë që me u konstitu Kuvendi .
Ai tha se sipas Kushtetutës por edhe sipas akt-gjykimit të vitit 2014 vetëm partisë së parë që ka dalë nga çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve i takon me e propozu kryetarin e Kuvendit.
“Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës nuk mund të ketë pauzë më të madhe se sa 48 orë për vazhdimin nga seanca paraprake në mënyrë që me u konstitu Kuvendi i Kosovës. Dihet që edhe sipas Kushtetutës së Kosovës edhe sipas akt-gjykimit të vitit 2014 vetëm partisë së parë që ka dalë nga çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve me 27 mars i takon propozimi për me e propozu një kryetar të Kuvendit. Ndërkohë po vërehet se nuk ka më shumë se 57 vota, Lëvizja Vetëvendosje, për t’a miratu një pozitë të tillë. Nga ky ngërç politik po besoj se do të duhet të dalim me një marrëveshje e cila do t’i kontribuojë edhe themelimit të institucioneve siç është Kuvendi i Kosovës pastaj me i hap rrugë edhe formimit të Qeverisë përmes propozimit nga Grupi më i madh parlamentar që ka dal në zgjedhjet e fundit” deklaroi Jakaj.
Ai tha se deputetët duhet të marrin pjesë në procesin e votimit duke votuar për, kundër ose abstenim dhe nuk janë të liruar prej ketij obligimi.
“Sipas akt-gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo që dihet është e qartë, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet me gjet mundësitë me të cilat ata e konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Sipas këtij aktgjykimi tregohet se deputetët duhet të marrin pjesë në procesin e votimit duke votuar për, kundër ose abstenim dhe nuk janë të liruar prej ketij obligimi. Por pavarësisht kësaj dispozite në këtë aktgjykim, deputetët kanë të drejtën edhe të mos-pjesmarrjes në procesin e votimit sepse një format i tillë i shprehjes së vullnetit të tyre është edhe përmes votimit kundër ose abstenim ose përmes mos-pjesmarrjes në kete votim” deklaroi Jakaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


