Lajme

Kadrijaj: As Fatmir Limajn nuk do ta votojmë për kryetar të Kuvendit

04/21/2025 15:16
nga:G B

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka përjashtuar mundësinë që partia e saj të mbështesë ndonjë kandidaturë për kryetar të Kuvendit, përfshirë edhe atë të ikryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“As Limajn nuk e votojmë”, ka thënë Kadrijaj.

Nga AAK-ja kanë thënë se vetëm për Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin kanë votë, nëse propozohen nga Vetëvendosja.