Simone Inzaghi u ankua se një gabim i gjyqtarit i dha fitoren Bolognas, por këmbëngul se Interi është ende në garë për titullin e Serie A.
Nerazzurrët humbën 1-0 dhe nuk kanë më përparësi në krye të tabelës.
“Ka pasur tension për shkak të rivënies së fundit, e cila u bë 12-13 metra nga pozicioni fillestar”, tha Inzaghi pas ndeshjes.
“Ky është vetëm një fakt objektiv. Në këtë situatë, ne ende mund ta kishim trajtuar situatën më mirë, pasi dy prej nesh u hodhën në kërcim” vazhdoi ai.
“Bologna ishte e përgatitur mirë, por po ashtu edhe ne, ishte një ndeshje shumë e barabartë dhe për këtë dhemb të humbasësh kështu. Ne do të ngrihemi në këmbë. Sezoni nuk përfundon këtu. Duhet të pranojmë gjithçka”, shtoi trajneri i Interit.
/GazetaBlic Sport


