Lajme

Krasniqi: U miratua rekomandimi i PDK-së, dorëheqja e kryeministrit dhe ministrave evidentohet në procesverbal

04/19/2025 13:24
nga:Sh R

Komisioni i vjetër për verifikimin e Mandateve është autorizuar nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të hartuar një raport të ri, raport i cili sipas pajtimit në takimin konsultativ, do të votohet përsëri në mënyrë unanime nga të gjitha partitë politike.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se do ta votojnë raportin e verifikimit të Komisionit të mandateve, ku tregoi se tashmë kanë dorëheqjen e kabintetit qeveritar ashtu siç kanë kërkuar.

Ai bëri me dije se do të ketë zhbllokim të situatës përmes kësaj.

“Na e ka krijuar mundësinë për ta votuar raportin dhe për të bërë betimin. Dorëheqja është evidentuar saktësisht individualisht në procesverbalin”.