Lajme

Altin Krasniqi: Kurti po shkel Kushtetutën, duhet të largohet me dinjitet

04/17/2025 21:56
nga:Genita C

Deputeti i ri i PDK-së, Altin Krasniqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosdorëheqjen pas përfundimit të mandatit, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, kjo përbën shkelje të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve, pasi askush nuk mund të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet.

“Kur liderët nuk i respektojnë rregullat që vetë i kanë votuar, humbet besimi dhe drejtësia,” tha Krasniqi, duke shtuar se është çështje kulture institucionale dhe jo partiake.

Ai theksoi se do të qëndrojë në anën e ligjit dhe të qytetarëve që besojnë në një shtet të drejtë.