Sporti

‘TURP’! Tifozët e Real Madridit ‘shpërthyen’ mbrëmë ndaj lojtarëve

04/17/2025 11:26
nga:Mergim Rreci

Sezoni për Real Madridin ka qenë të paktën zhgënjyes, pasi skuadra nuk ka performuar në nivelin e zakonshëm dhe natyrisht u eliminua nga Arsenali në Champions League.

Kjo natyrisht është diçka që tifozët nuk e kanë pëlqyer aspak, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndërsa lojtarët e Los Blancos u larguan nga ‘Santiago Bernabeu’ me makinat e tyre private, një grup prej rreth 40-50 tifozësh të Real Madridit i ofenduan dhe u thanë se performanca e tyre kundër Topçinjve ishte një “turp”, raportoi Cadena SER.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh, por definitivisht është harruar vitet e fundit, në të cilat edhe Real Madridi ka pasur rënie, por nga nëntë edicionet e fundit të Champions League ka arritur të fitojë pesë dhe sigurisht që tifozët nuk janë mësuar me skenarë të tillë.

/GazetaBlic Sport/