Lajme

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

04/17/2025 07:05
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.