Lajme

Dështimi i seancës/ Bugaqku: Presidentja s’mund të veprojë asgjë – VV nuk i ka numrat, po tentohet të blihet kohë

04/16/2025 15:45
nga:G B

Hulumtuesi i lartë në KDI, Vullnet Bugaqku, ka folur për dështimin e seancës së martës, ku nuk u konstitua Kuvendi.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se është absurde dhe e çuditshme që Kuvendi t’i drejtohet Presidencës lidhur me seancën, pasi ai e ka rregulloren e vet dhe duhet të veprojë sipas saj.

“Është e panevojshme sepse presidenca të vetmin rol që e ka pasur ka qenë që ta caktojë datën e seancës dhe nga ai moment i takon Kuvendit që ta menaxhojnë konstituimin e Kuvendit, i takon kryesuesit që ta zbatojë rregulloren. Nuk i kuptoj tendencat për dërgim te presidentja, sepse ajo nuk vendos kush ka të drejtë dhe a duhet të caktohet seancë tjetër”, u shpreh ai.

Sipas Bugaqkut, Presidentja nuk do të duhej t’i kthejë përgjigje, mund vetëm t’i thotë se e kanë rregulloren dhe duhet të veprojnë sipas saj, pasi ajo s’ka pse të përzihet.

“Presidenca s’ka pse të përzihet, mund t’i thërrasë partitë për konsultim por s’mund të veprojë asgjë, ajo vet e shkel Kushtetutën nëse i detyron deputetët që të mblidhen sot ose nesër”, potencoi ai për Gazeta Blic.

Bugaqku tregon procedurat për thirrjen e seancës së re pas dështimit të asaj të martës.

“Nëse nuk mbahet nesër seanca apo mbahet dhe jemi në një situatë si në të kaluarën, ne po shkojmë drejt një bllokadë politike, mendoj dhe të qëllimshme për shkak të zvarritjes, ku po tentohet që të blihet kohë në mënyrë që të arrihet një shumicë e nevojshme për ta kaluarën çështjen e zgjedhjes së kryetarit e pastaj të qeverisë. Besoj se kjo situatë është pasi partia fituese nuk i ka numrat për të proceduar më tutje”, deklaroi Vullnet Bugaqku./Gazeta Blic/

“I ka mbetur patatja e nxehtë në dorë”/ Analisti tregon kalkulimet e Kurtit për formim të Qeverisë

Edhe deputetët e AAK-së nesër në Kuvend, Kadrijaj: Kurti s’po mund ta bëjë shumicën, e po e akuzon opozitën

“Ju drejtohem për sugjerime”/ Kjo ëshë letra e plotë e Avni Deharit dërguar Presidencës

Dështimi i seancës së djeshme, Presidenca pranon letër nga Avni Dehari