Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti nuk i ka numrat, andaj po tentojë të blejë kohë e të bëjë kalkulime për formimin e qeverisë së re.
Kështu u shpreh ai pas dështimit të seancës së djeshme të senacës konstituive.
Sipas Sadikut, Kurtit i ka mbetur në dorë “patatja e nxehtë” dhe duke se nuk i konvenon një qeveri me minoritetet, andaj po sheh për mundësi për formim të qeverisë ndoshta me PDK-në, pasi LDK-ja e refuzoi për takim.
“Ajo që u pa dje është në s’janë votat apo s’donte z.Kurti t’i bënte votat me pakicat sepse për disa ka qenë “nënë” e për disa “njerkë” dhe kërkesat e mëdha të tyer pë pushtet ka krijuar një fond të keq sa të mos miratohet as raporti për verifikim të mandatave, gjë për të cilin pati mundësi të shkeljes së Kushtetutës, që u bë fillimisht nga KQZ e më pas dhe nga kryesuesi, më saktë komisioni për verifikim të mandatave. Ai nëse i ka votat mund të kthehet sërish në qeveri, duke e formuar atë”, u shpreh ai.
Sadiku thekson dy probleme të mëdha.
“Mendoj se janë dy probleme në koalicionin VV-Guxo dhe Alternativa. E para, brenda VV s’ka momentum për krijim të qeverisë me pakicat sepse VV pas një viti elektoralisht do të dëmtohej dhe e dyta dhënia e kryeparlamentarit për Limajn është jashtëzakonisht e dëmshme për VV-në sepse kur të zgjidhet presidenti, do të ishte z.Limaj dhe për ta do të ishte i pakontrollueshëm, ka shumë pasiguri brenda VV-së që të votohet Limaj për kryetar Kuvendi dhe nëse nuk bëhet ai, nuk janë numrat për qeveri të pakicës”, deklaroi analisti për Gazeta Blic.
Sipas tij, Kurti as nuk është për qeveri me pakicat e as nuk do që t’ia lëshojë qeverinë opozitës.
“Kurti nuk ka pritur përgjigje negative nga LDK e as nuk ka pritur që s’do t’i ketë edhe dy deputetë për ta formuat qeverinë dhe këto dyja ia kanë lënë pataten e nxehtë në dorë dhe tani as nuk është që ta krijojë qeverinë me pakicat, e as nuk do që t’ia lëshojë qeverinë opozitës”, shtoi Sadiku./Gazeta Blic/
“Ju drejtohem për sugjerime”/ Kjo ëshë letra e plotë e Avni Deharit dërguar Presidencës
Dështimi i seancës së djeshme, Presidenca pranon letër nga Avni Dehari


