Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i ka dërguar letër Presidencës, lidhur me dështimin e seancës së djeshme dhe vazhdimin e hapave të mëtejmë, raporton Gazeta Blic.
Në letrën që e ka siguruar Gazeta Blic, Dehari ka kërkuar sugjerime për opsionet e mundshme përpara.
“Lidhur me pikën e parë, për njoftimin tuaj, Raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, u votua me shumicë të votave në Komision, mirëpo si asnjëherë më parë, ky Raport, nuk e mori mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, mandatet nuk u verifikuan dhe betimi i deputetëve nuk procedoi.
Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive.
Në këto rrethana, të një situate të paparcedent, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, ka shkruar Avni Dehari në letrën e tij.
Ndryshe, nga Presidenca më herët kanë thënë për Gazeta Blic se janë e analizuar letrën ekipi ligjor./Gazeta Blic/

Dështimi i seancës së djeshme, Presidenca pranon letër nga Avni Dehari


