Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalya.
Maqedonci tha se me Gylerin folën për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Aleanca mes Republikës së Kosovës 🇽🇰 dhe Republikës së Turkíye 🇹🇷 e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve” shkruan Maqedonci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në margjina të forumit të Diplomacisë në Antalya takova Ministrin e Mbrojtjes së Turkíye, Yaşar Güler me të cilin diskutuam për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Aleanca mes Republikës së Kosovës 🇽🇰 dhe Republikës së Turkíye 🇹🇷 e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.
Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve.


