Lajme

Qalaj: Rritja e çmimit të energjisë, dhurata e radhës për qytetarët e dërmuar nga Qeveria – Vendim kriminal, favorizon “Mafinë Energjetike”

04/11/2025 20:07
nga:Sh R

Rashit Qalaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%.

Qalaj në një prononcim për GazetaBlic, këtë vendim e cilëson si këtë si një vendim të gabuar dhe të padrejtë për qytetarët e Kosovës.

Ai theksoi se ky vendim godet direkt qytetarët e Kosovës, ndërsa e quajti atë një vendim kriminal, pasi, sipas tij, favorizon interesat e “Mafisë Energjetike” që është mbështetur, krijuar dhe mbrojtur nga partia në pushtet.

“Konsideroj që vendimi i ZRRE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16% është një vendim i gabuar, vendim që godet direkt qytetarin e Kosovës, dhe po ashtu është një vendim kriminal për shkak se favorizon “Mafinë Energjetike” . Kjo mafi Energjetike është mbështetur , krijuar dhe ështe mbrojtur nga partia ne pushtet”, tha ai.

Qalaj thotë se me këtë ngritje të çmimit të energjisë elektrike do të ketë edhe ngritje të të gjitha produkteve elementare.

Ndër të tjera ai thotë se kjo rritje është dhurata e radhës për qytetarin e dërmuar ekonomikisht nga qeveria e Kosovës.

“Mendoj që me këtë ngritje të çmimit te rrymes do të shpërthejn edhe ngritjet e çmimeve të të gjitha produkteve elementare të konsumit për qytetarë. Pra kjo është dhurata e radhës për qytetarin e dërmuar ekonomikisht nga Qeveria e Kosovës”, tha Qalaj për GazetaBlic.