Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Erdogan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses.
“Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses.
Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët.
Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.
Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.🇽🇰 🇹🇷


