Sporti

Reagon KB Peja: Jemi sulmuar gjatë hyrjes në zhveshtore

04/10/2025 19:52
nga:Mergim Rreci

Ka eskaluar situata tek ndeshja Golden Eagle Ylli – Peja.

Disa tifozë të skuadrës vendase dhe disa persona poshtë tribunës kanë sulmuar lojtarët e Pejës.

Skuadra dukagjinase ka reaguar pas kësaj ngjarje:

“Ndeshja ndërpritet pas sharjeve dhe hudhjeve të vazhdueshme nga tifozeria vendase.
Poashtu edhe është sulmuar skuadra jonë gjatë hyrjes në zhveshtore”, thuhet në reagim.

/GazetaBlic Sport/