Sipas medias braziliane UOL Esporte, Manchester City ka shtuar mesfushorin e Newcastle, Bruno Guimaraes në listën e tyre të ngushtë për afatin kalimtar të verës.
Man City planifikon të rifreskojë mesfushën e tyre pas një sezoni nën nivel që i sheh ata duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve dhe jo për trofetë më të mëdhenj.
Guimaraes nuk ka do të jetë një zëvendësues i drejtpërdrejtë i Kevin De Bruyne, i cili ka njoftuar largimin e tij nga City në fund të sezonit.
Megjithatë, ai ka qenë prej kohësh në radarin e Man City, edhe pse klauzola e lirimit në kontratën e tij me Newcastle është 100 milionë funte.
/GazetaBlic Sport


