Lajme

Humolli: Udhëheqësve politik nuk iu bëhet vonë për formimin e institucioneve – Kjo zvarritje vjen nga ata që nuk ia duan të mirën Kosovës

04/09/2025 19:51
nga:Sh R

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar kreun e VV-së, Albin Kurti, për një takim para formimit të Qeverisë.

Në anën tjetër, Glauk Konjufca tha se presin që ta formojnë qeverinë me koalicion, ndërsa që Albulena Haxhiu tha se nëse nuk e formojnë qeverinë, do të shkojnë në zgjedhje të reja.

Lidhur me këtë çështje ish deputeti Fatmir Humolli, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se sot udhëheqësit politik nuk jetojnë dhe nuk shohin në kohë për shkak të egove të tyre, ku shton se nuk iu bëhet vonë që të formojnë institucionet qeveritare.

Humolli thotë se e gjitha kjo zvarritje politike është vetëm e atyre që nuk ia dojnë të mirën Kosovës.

“Është vështirë me bë vlerësim kur kemi të bëjmë me teke individuale e jo me programe politike. Vetëm shihet se sot udhëheqësit politik nuk jetojnë dhe nuk shohin në kohë e hapsirë për shkak të egove. Në vend se me bë sa më shpejt institucionet qeveritare këtyre nuk ju bëhet vonë. Logjika me shku në zgjedhje të reja ka mundësi me u përserit e njejtë ndarje e votave. E kjo zvaritje është besoj vetëm e atyre qe nuk ja don të miren kombit tonë”, tha ai.