Lajme

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë!

04/09/2025 10:16
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës paguan çdo çmim.

Osmani tha se ‘Beteja e Koshares është flakadani që nuk shuhet kurrë’

“Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djem të UÇK-së, ngritën një ideal e mbollën guxim e frymëzim për breza të tërë.Aty ku dukej e pamundura, ata sollën fitoren.Kosharja ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguaj çdo çmim.Lavdi përjetë dëshmorëve të lirisë” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Shkrimi i plotë: