Sporti

‘Messi, Messi’, tifozët e Arsenalit provokojnë futbollistët e Real Madridit para ndeshjes

04/08/2025 20:15
nga:Mergim Rreci

Arsenal dhe Real Madrid përballen sonte në Ligën e Kampionëve.

Kjo është ndeshja e parë çerekfinale, me të dy skuadrat që kërkojnë rezultat pozitiv, shkruan GazetaBlic Sport.

Derisa autobusi i skuadrës spanjolle po shkonte drejt ambienteve të stadiumit, disa tifozë të Arsenalit e brohorisnin emrin e Leo Messit, i cili njihet për rivalitetin e madh me skuadrën e Real Madrid, derisa luante tek Barcelona.