Sporti

Carragher parashikon: Chelsea do mbetet pa u kualifikuar në Champions League

04/08/2025 13:06
nga:Lorik J

Jamie Carragher ka ndarë parashikimet e tij për garën për të siguruar një vend në Champions League dhe ai beson se Chelsea do të dështojë.

Ai vuri në dukje ndeshjet sfiduese të Chelseat si një faktor kryesor në dështimin e tyre për të siguruar një përfundim në top-katërshe në Premierligë.

“Duke parë ndeshjet dhe me Newcastle që ka një ndeshje në dorë, mendoj se Nottingham Forest thjesht do ta bëjë atë, mendoj se Chelsea do të humbasë pasi ka ndeshjet më të vështira.

“Newcastle do t’ia dalë dhe unë mendoj se Man City do t’ia dalë gjithashtu. Këto katër ndeshjet e fundit, do të prisnit që Man City t’i fitojë të katërt, edhe me problemet që ka pasur këtë sezon. Mendoj se Aston Villa thjesht do të humbasë,” ka thënë Carragher.

Aktualisht, Chelsea është në vendin e katërt me 53 pikë nga 31 ndeshje.  Newcastle, që ndodhet në vendin e pestë me 53 pikë nga 30 ndeshje, dhe Manchester City, në vendin e gjashtë me 52 pikë nga 31 ndeshje. Në garë është edhe Aston Villa, e shtata me 51 pikë nga 31 ndeshje.

/GazetaBlic Sport