Lajme

Mushkolaj thotë se Kurti po vazhdon t’i kapë institucionet me zyrtarë partiakë: Krejt dhe drejt, cep më cep

04/07/2025 11:24
nga:Genita C

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar emërimet e mundshme të zyrtarëve të VV-së në pozita kyçe, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se ish-këshilltarja e Kurtit, Nora Kelmendi, pritet të emërohet drejtoreshë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ndërsa ish-deputeti Mirsad Shkreta mund të marrë drejtimin e Qendrës Klinike Stomatologjike.

Mushkolaj vlerëson se Kurti po vazhdon t’i kapë institucionet me zyrtarë partiakë, duke i emëruar ata në pozita të rëndësishme.