Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

04/03/2025 22:20
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 20:55 ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.

Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për “Gazeta Blic” se nga këto të shtëna nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 20:55 policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar! Njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet,” tha ai.