Lajme

Blerim Burjani: LDK – Një parti e kapur nga deputetët e vjetër, duke e mbajtur peng rinovimin

04/01/2025 18:09
nga:Genita C

Analisti Blerim Burjani ka komentuar procesin zgjedhor, duke theksuar se votimi i 10 kandidatëve ka shkaktuar probleme të mëdha, me shumë kandidatë që dyshojnë se votat e tyre janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Sipas Burjanit, kjo ka ndodhur për shkak të rivaliteteve partiake dhe inateve ndërmjet kandidatëve.

Ai për GazetaBlic ka kërkuar veprim nga prokuroria për të hetuar rastet dhe për të marrë masa ndaj personave të dyshuar, duke shtuar se ky sistem votimi ka bërë dëm të madh për shumë kandidatë.

“Kjo është e kuptueshme dhe e qartë; votimi i 10 kandidatëve e ka sjellë deri këtu procesin zgjedhor. Të gjitha partitë kanë pasur probleme, ose çdo kandidat për deputet ka dyshuar se i janë marrë votat në mënyrë të paligjshme. Disa e bëjnë edhe për shkak të inateve ndërmjet rivalëve partiak. Për këtë çështje duhet të veprojë prokuroria, dhe këta kandidatë duhet të ofrojnë prova, ose të gjejnë prova që mund të akuzohen personat/komisionerët partiakë”.

Burjani gjithashtu ka theksuar se brenda LDK-së ka shumë të pakënaqur dhe se kjo parti vazhdon të kandidojë njerëz të vjetër, të cilët e konsiderojnë deputetërimin si vend pune, duke i lënë jashtë mundësitë e tjera.

Ai ka kritikuar këtë praktikë, duke thënë se shumë deputetë të vjetër përpiqen me çdo kusht të sigurojnë pozita, duke shfrytëzuar pagat e larta pa pasur angazhim të vërtetë.

“Ky sistem i votimit i ka bërë dëm shumë kandidatëve, andaj duhet të merren masa edhe në parti dhe duhet kërkuar nga prokuroria për të hetuar rastet kriminale që ndodhin gjithmonë. Në LDK janë bërë shumë të mëdha këto çështje, ka shumë të pakënaqur. Në LDK kandidojnë gjithmonë njerëz të vjetër, pra ata që një kohë të gjatë janë deputetë dhe e kanë bërë si vend pune. Të tjerët fare nuk mund ta gjejnë veten në cilësi të deputetit për shkak të deputetëve të vjetër që tentojnë me çdo kusht të sigurojnë vend pune kot, dy herë në muaj dhe të paguhen shtrenjtë edhe pa shkuar fare, apo mjafton njëherë në gjashtë muaj të shkosh”, tha Burajni për GazetaBlic.

Abrashi për bisedat e LDK-së: Komploti ndërpartiak për ta dëmtuar Vetëvendosjen iu kthye bumerang opozitës

Humolli: Një demokraci brenda LDK-së tregon se demokracia në nivel të Kosovës është në zhvillim dhe evoluim pozitiv