Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se, për të dytin vit radhazi, Kosova merr pjesë në “Hannover Messe 2025”, panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, raporton GazetaBlic.
Me mbështetje nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Kurti thotë se, Kosova ka hapësirën e saj të dedikuar, ku tetë kompani vendore kanë mundësinë të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të zgjerohen në tregjet ndërkombëtare dhe të rrisin eksportet.
Gjatë vizitës së tij në panair, Kurti, bashkë me ministren Rozeta Hajdari, ka vizituar stendat e kompanive të njohura ndërkombëtare si Bosch Rexroth dhe Siemens, duke promovuar mundësitë për investime dhe duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për mbështetje të bizneseve dhe avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.


