Sporti

‘Shumë zhurmë për asgjë’, Alonso nuk flet për të ardhmen e tij

03/27/2025 16:59
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Xabi Alonso mbetet e mbuluar me mister.

Ndryshe nga sa pritej nga shtypi spanjoll, trajneri i Bayer Leverkusen nuk zbuloi në konferencën për shtyp përpara pritjes në Bochum nëse do të qëndrojë në Bay Arena sezonin e ardhshëm.

Kur u pyet për të ardhmen, Xabi Alonso nuk hoqi dilemat: “Jam i fokusuar në këtë sezon. Jemi në një fazë të rëndësishme dhe nuk duam të spekulojmë. Nuk duam të flasim për asgjë tjetër përveç futbollit”, tha ai.

Një burim i afërt me trajnerin spanjoll zbulon se ish-mesfushori mund të njoftojë qëndrimin e tij në Bayer Leverkusen në konferencën për shtyp përpara ndeshjes në shtëpi kundër Bochum të enjten.

/GazetaBlic Sport/