Rafael van der Vaart nuk mundi të frenonte kritikat e tij ndaj anësorit të Barcelonës, Lamin Yamal.
Anësori 17-vjeçar ndihmoi Spanjën të kalonte në gjysmëfinale duke shënuar kundër Holandës dhe, në mënyrën e tij tipike, bëri një goditje të shpejtë ndaj van der Vaart në mediat sociale, duke u tallur me fjalët e tij të mëparshme: “I ula shorcet, një gol, një penallti e humbur dhe një vend në gjysmëfinale”.
Nga ana tjetër, ish futbollisti holandez nuk qëndroi i heshtur.
Ai u përgjigj: “Unë do ta këshilloja Yamal të shqetësohej më pak për mendimin e një ish-futbollisti që ka shtuar pak peshë. Nuk më shqetëson postimi i tij në rrjetet sociale, por mendoj se Lamine është një lojtar i jashtëzakonshëm.”
Për kujtesë, Spanja mposhti Holandën në penallti (5-4) për të siguruar vendin e saj në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.
/GazetaBlic Sport/


