Sporti

Shqipëria mposhtet nga Anglia, dy gola të realizuar në ‘Wembley’

03/21/2025 22:39
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

‘Kuqezinjtë’ janë mposhtur me rezultat 2 me 0 nga Anglia, shkruan GazetaBlic Sport.

Lewis Skelly dhe Harry Kane realizuan golat e fitores për ‘Tre Luanët’, të cilët e dominuan ndeshjen dhe fituan tre pikë me shumë meritë.

Paraqitja e Shqipërisë ishte për t’u vlerësuar, bazuar tek kundërshtari i fortë me të cilin u përball.

Pas tre ditëve, Shqipëria përballet me Andorrën në ‘Air Albania’.

/GazetaBlic Sport/