Lajme

Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën 51-vjeçari

03/21/2025 10:14
nga:Sh R

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima, i identifikuar si Sadik Murtafi, po udhëtonte me një triçikël kur u godit nga një makinë. Pas aksidentit, ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, shkruan Euronews.al.