Lajme

Vdes katërvjeçari që u aksidentua në Burrel

03/20/2025 22:23
nga:Y I

Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel, e si pasojë ka humbur jetën.

Sipas raportimeve të mediave, i mituri është përplasur nga një furgon që drejtohej nga një 52-vjeçar.

Viktima ishte transportuar në Spitalin e Traumës por nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra.