Lajme

Analisti politik: Ja kush pritet t’a formojë Qeverinë nëse nuk arrin Lëvizja Vetëvendosje!

03/19/2025 19:47
nga:Y I

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pak ditë më parë, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë që doli në zgjedhje ka marrë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë dhe AAK-NISMA tetë deputetë.

Ndërsa procesi i certifikimit pritet të ndodhë deri në mesin e javës së ardhshme.

Kështu ka konfirmuar, hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli.

“Tashmë, sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa.Duke ndjekur dinamikën e deritanishme, nëse paraqiten ankesa në Supreme – me supozimin se as ajo nuk do të dalë përtej argumentimit të PZAP-së – rezultatet do të mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme” shkruan Cakolli raporton “Gazeta Blic”.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, ende nuk ka lëvizje konkrete për formimin e Qeverisë së re.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avdi Smajlaj.

Smajlaj tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin t’i formojë institucionet, atëherë mund t’a formojnë partitë opozitare me partitë e komuniteteve jo-shumicë.

“Nëse Qeverinë nuk e formon LVV-ja, mund t’a formojnë partitë opozitare me partite e komuniteteve joshumicë” tha Smajlaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Avdi Smajlaj- Analist politik!

/Gazeta Blic/

Rezultatet mund të certifikohen deri në mes të javës së ardhshme, nëse Supremja nuk ndryshon vendimin e PZAP-së

Arifi: Qytetari i Kosovës nuk do të jetë shpërblyes për ata që bllokojnë krijimin e institucioneve

Spahiu: Qeverinë e formon Lëvizja Vetëvendosje, nuk ndodh e kundërta!