Lajme

Rezultatet mund të certifikohen deri në mes të javës së ardhshme, nëse Supremja nuk ndryshon vendimin e PZAP-së

03/19/2025 18:29
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga KDI ka njoftuar se PZAP-ja ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore, duke theksuar se ato nuk kishin prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar rinumërimin apo anulimin e votave, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi rëndësinë që pretendimet për parregullsi të mbështeten në prova bindëse dhe jo thjesht hamendësime.

Cakolli shtoi se subjektet politike kanë 48 orë për të apeluar në Gjykatën Supreme, e cila ka 96 orë për të marrë vendimin përkatës.

Sipas tij, rezultatet mund të certifikohen deri në mes të javës së ardhshme, nëse Supremja nuk ndryshon vendimin e PZAP-së.