Lajme

Përfundon aksioni në 21 lokacione në Mitrovicë, 16 të arrestuar

03/19/2025 11:20
nga:G B

Ka përfunduar aksioni policor në 21 lokacione në Mitrovicë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se janë arrestuar 16 persona.

Preteni gjithashtu njoftoi se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.