Lajme

Tre persona të lënduar nga një aksident në fshatin Leshan të Pejës

03/19/2025 10:46
nga:Sh R

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy veturave në fshatin Leshan të Pejës.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 09:33, Policia është njoftuar se në fshatin Leshan, Komunë e Pejës, në autostradën Prishtinë – Pejë ka ndodhur një aksident. Në aksident janë të përfshira, dy automjete. Ndërsa, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar në emergjencë e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.

Ndërkohë, njoftoi se hetuesit e aksidenteve janë në vendin e ngjarjes për të kuptuar për shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti.