Sporti

Real Madrid dëshiron të forcojë mbrojtjen: Huijsen është profili që i bind të gjithë

03/18/2025 21:29
nga:Lorik J

Dean Huijsen po përgatitet për një debutim të mundshëm me Spanjën në ndeshjen kundër vendit të tij, Holandës.

Mbrojtësi, aktualisht në Bournemouth, ka përfunduar në interesin e Real Madridit, pasi duan ta forcojnë mbrojtjen e tyre. Me Alaba dhe Rüdiger tani në të 30’tat, klubi madrilen është në kërkim të talenteve të rinj. Në moshën 19-vjeçare, Huijsen duket se i ka të gjitha kriteret për të luajtur në Real Madrid.

Sipas AS, interesi i Blancos është konkret, por pika e ngecjes mbetet çmimi. Me Alaba që mbush 33 vjeç në qershor dhe kontrata e tij skadon në 2025, Huijsen mund të përfaqësojë përforcimin ideal për të ardhmen e mbrojtjes së Madridit.

Ndërkohë Spanja po shijon talentin e tij, gati për t’i dhënë një shans në skenën ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport