Sporti

Yamal flet për agjerimin e tij: Zgjohem në orën 04:00 të mëngjesit për pak ujë, e vazhdojë ditën me stërvitje si shokët e mi

03/18/2025 20:47
nga:Lorik J

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal ka folur në lidhje me agjerimin e tij në një periudhë mjaft të ngjeshur ndeshjesh.

Ylli i Barçës nuk e ka ndaluar agjerimin, pavarësisht thirrjes nga kombëtarja e Spanjës, teksa thotë se kjo nuk po i ndikon në paraqitjet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Zgjohem në orën 4:00 të mëngjesit çdo ditë për të pirë ujë dhe për të ngrënë një vakt, pastaj ndjek të njëjtën rutinë si shokët e mi të skuadrës gjatë ditës, me përjashtim të orëve të vakteve si dreka”, tha Yamal, transmeton Romano.

/GazetaBlic Sport