Roma do të jetë pa Paulo Dybala për ndeshjet pas pushimit ndërkombëtar.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, do të duhet të mendojë se si ta zëvendësojë Dybala në 11-shen e tij pas pushimit, shkruan Alfredo Pedula.
Giallorossi konfirmuan se Dybala ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për rreth një muaj. Sulmuesi argjentinas me siguri do të mungojë në ndeshjet kundër Lecces, Juventusit dhe derbin e Romës kundër Lazios.
Mungesa e Dybala është një tjetër dhimbje koke për Ranierin, pasi këto tre ndeshje mund të diktojnë përfundimisht sezonin e ardhshëm të Romës.
/GazetaBlic Sport