Lajme

Kurti pret sot në takim përfaqësuesin e BE-së për dialog

1 ditë më parë
nga:G B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, raporton GazetaBlic.

Pas takimit me Kryeministrin, Sørensen do të pritet edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Takimi do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë të Kosovës duke filluar në orën 10:30.