Taulant Hodaj ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sipas Hodajt, ky vendim erdhi pas një sërë ngjarjesh dhe praktikash të përsëritura nga FFK që kanë qenë në kundërshtim me parimet e mia profesionale, veçanërisht në lidhje me pengesat dhe qasjet e ndryshme rreth përfaqësimit të rastit në CAS Lozanë kundër Rumanisë, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai shtoi se beson se kjo qasje e FFK-së do të dëmtoj shanset e Kosovës për të fituar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat dhe reputacionin futbollistëve dhe ekipit kombëtar.
Ky është postimi i tij i plotë:


