Lajme

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë e më pas hidhet nga ballkoni

03/12/2025 15:21
nga:G B

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi.

Në Selanik, një shqiptar dyshohet se e ka vrarë me thikë gruan e tij 44 vjeçare.

Siç shkruajnë mediat greke, burri 53 vjeçare është hedhur më pas nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë.

I njëjti thuhet se ka vdekur rrugës për në spital.

Sipas informacioneve, çifti kishte dy vajza, 16 dhe 21 vjeçare.