Skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur Prishtinën në Superligën e Kosovës në futboll.
Djemtë e Ismet Munishit e kanë mposhtur Prishtinën e Cavallit me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në Hajvali, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Altin Merlaku pas 14 minutave lojë.
Prishtina tani ndodhet në vendin e gjashtë me 31 pikë, teksa Dukagjini një pozitë më poshtë me po aq pikë.
/GazetaBlic Sport


