Lajme

Elezi: NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë e Kosovës

03/12/2025 10:20
nga:Y I

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka komentuar vizitën e shefit të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë, duke theksuar se prania e tij konfirmon edhe një herë angazhimin e aleancës për sigurinë dhe stabilitetin në vend.

“Është fakt se NATO është e përkushtuar për Kosovën dhe nuk ka një çarje të angazhimit të NATO-s dhe SHBA-së sa i përket Kosovës”, deklaroi Elezi, në Klan Kosova.

Ai shtoi se diskutimet rreth tërheqjes së KFOR-it kanë shqetësuar qytetarët për aspektin e sigurisë, por vizita dhe deklaratat e Rutte-s janë një garanci e qartë se NATO mbetet e pranishme për të siguruar stabilitetin e Kosovës.